ZYRTARE/ Zbulohet data kur do të luhet “El Clasico” e parë

“El Clasico” i parë i këtij sezoni tashmë ka një datë zyrtare se kur do të luhet. Sfida e Camp Nout mes Barcelonës dhe Realit të Madridit që ishte fillimisht në program për t’u luajtur këtë fundjavë, pikërisht të shtunën e 26 tetorit, por që u shty për shkak të trazirave në Katalunjë, është vendosur zyrtarisht për t’u zhvilluar të mërkurën e 18 dhjetorit.

 

Komiteti i Kompeticionit ka vendosur për datën 18 dhjetor paraditen e sotme një datë që u shkon përshtat të dyja klubeve pasi ishin ato që kërkuan 18 dhjetorin edhe pse dy klubet fillimisht kërkuan që ndeshja të luhej më 4 dhjetor por kjo datë nuk u pranua nga zyrtarët më të lartë të La Ligas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë organi i drejtuar, nëse La Liga do të apelojë vendimin e Komitetit të Kompeticionit ndërkohë që nuk është përcaktuar ende ora se kur do të luhet El Clasico.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?