FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtari i Lazios e thotë troç, zbulon të ardhmen e Milinkovic-Savic

Pak ditë më parë, në mediat italiane qarkulloi një lajm se Sergej Milinkovic-Savic kishte arritur akordin me Juventusin.

Por, çdo gjë është hedhur poshtë nga presidenti i Lazios, Claudio Lotito, i cili ka pohuar se bardhezinjtë nuk do e kërkojnë serbin, pasi në jetë kërkohen vetëm gjërat që janë të realizueshme.

“Milinkoviç-Savic nuk është në shitje! Është po aq e vërtetë, nëse një ofertë mjaft e madhe arrin, jo vetëm për klubin, por edhe për lojtarin, ne do të ulemi rreth tryezës për të folur për të. Juventusi nuk ka pyetur asnjëherë për Milinkoviç Savic. Kjo për shkak se në jetë, ne vetëm kërkojmë gjëra që janë të realizueshme. Juventusi u përpoq të nënshkruajë me Keita në mënyrën e vet, por unë e shita atë te Monako për 30 milionë euro …”-përfundoi numri 1 i klubit bardhekaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një goditje kjo për tifozët e bardhezinjve, që pak ditë më parë u ekzaltuan për lajmin e akordit mes Savic dhe klubit të tyre të zemrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?