Home Bota Statuja provo...

Statuja provokuese e sirenës, ndez polemika në fshatin e peshkatarëve

338
0

Statuja e një sirene me forma deri diku të ekzagjeruara, që po vendoset nga autoritetet në një fshat peshkatarësh në rajonin juglindor italian pranë Puglias, ka shkaktuar polemika në komunitet duke u etiketuar “tepër provokative”.

Zyrtarët thonë se statuja është krijuar nga një prej studentëve të shkollës së artit Luigi Rosso në Monopoli, para se të vendosej në sheshin e titulluar sipas shkencëtares Rita Levi-Montalcini. Vepra është bërë objekt talljesh e kritikash të ashpra online, nga fotot e marra gjatë punës së instalimit.

Aktorja nga Bari, Tiziana Schiavarelli shkruante në Facebook se miqtë e saj në Monopoli “me të drejtë kishin shprehur rezervat e tyre për këtë ‘monument’”. “Duket si një sirenë me dy gjinj silikoni dhe të pasme të mëdha që nuk më shkonte mendja të shikoja ndonjëherë në një sirenë”, komentonte Schiavarelli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit