Home Aktualitet Sulm në Shqip...

Sulm në Shqipëri? Sms-ja e anëtarëve të celulës terroriste: Po presim lajme nga ty

185
0

Anëtarë të një celule terroriste po planifikonin të kryenin një sulm në Shqipëri ndaj anëtarëve të MEK, të vendosur në Manëz. Ish-anëtarë të MEK dhe anëtarë të celulës terroriste, të cilët bashkëpunonin për kryerjen e sulmit, janë dërguar në Shqipëri për të planifikuar sulme terroriste ndaj anëtarëve të MEK.

Disa individë që flasin gjuhën turke, rezultojnë se kanë mbërritur në Tiranë, ku janë takuar me dy makina dhe kanë pasur si qëllim përgatitjen e sulmit. Referuar të dhënave të dosjes, rezulton se takimet e tyre kryheshin në dy hotele të njohura në Tiranë.

Një ndër mesazhet e shkëmbyera mes tyre është: “Kam dy ditë në Tiranë, do ta kryejmë punën e djalit të Hajit Pejman. Ne do lëvizim në drejtimin që na keni thënë ju. Po presim lajme prej teje vëlla. Jemi 4 veta që kemi ardhur këtu me dy makina. Kemi këtu dy ditë dhe shokët e tjerë i kemi sistemuar në hotel. Unë dhe shoku im jemi në hotelin tjetër”. /Balkanweb/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit