Home Aktualitet Sulmi me vras...

Sulmi me vrasje në Veri, Borrell: BE e gatshme të konsiderojë masat ndaj Serbisë!

31
0

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell thotë se BE-ja është e gatshme të marrë në konsideratë “masat ndëshkuese” kundër Serbisë, nëse vendi nuk përmbush kërkesat e unionit.

”Janë marrë masa në lidhje me Kosovën. Këto janë masa politike dhe financiare, ndër të cilat është pezullimi i vizitave dhe ngjarjeve të nivelit të lartë, me përjashtim të dialogut të udhëhequr nga BE. Ato masa kanë ndikim edhe në mbështetjen financiare për Kosovën. Pezullimi është i përkohshëm dhe i kthyeshëm dhe do të hiqet sapo të ketë de-përshkallëzim. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke monitoruar nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së dhe në rast mospërputhjeje, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat”,-tha Borrell.

Letra e Borrellit nuk përmendte përleshjet që ndodhën mes një grupi të armatosur serb dhe policisë së Kosovës të dielën. Megjithatë, ai shtoi se përpjekjet diplomatike po vazhdojnë dhe përplasjet e muajit maj nuk duhet të përsëriten.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit