Home Aktualitet Sulmi ndaj Be...

Sulmi ndaj Berishës, Softa: Garda duhet të ishte prezente, kjo pasi Meta ka statusin e ish-Presidentit

359
0

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, thotë se Policia e Shtetit duhet të kishte depërtuar në turmë në protestën ku u godit me grusht në fytyrë Sali Berisha, kjo për të parë tendenca të ndryshme dhe për t’i parandaluar ato. Për të Garda duhet të ishte prezente, pasi Ilir Meta ka statusin e ish-Presidentit.

“Perimetri ka qenë i hapur. Siguria ndaj një personi që ka qenë i kërcënuar duhet të ishte në nivel maksimal. Duhet të rikthehen edhe një herë masat që kanë qenë. Partitë parlamentare dhe drejtuesit e tyre patjetër duhet të merren në mbrojtje nga Policia e Shtetit. Për sa kohë doli z.Meta, duhet të ishte Garda e Republikës, sepse e ka z.Meta statusin. Statusi si ish-President që sapo ka lënë detyrën mjafton pse duhet të kishte masë sigurie. Duhet të kishte koordinim mes sigurisë personale të Metës dhe sigurisë kolektive. Ai grusht mund të kapte edhe z.Meta, se ngjitur ishte.

Në aktivitete të tilla shërbimet e policisë depërtuar, për të marrë informacion çfarë tendencash mund të ketë turma, që t’i parandalojë. Duhet të kishte veprime të punonjësve të policisë. Nuk mund të jenë punonjësit privat ta shoqërojnë dikë në selinë e një partie politike.

Kompaninë private s’e vë në dyshim autoritetin profesional, por po flasim për detyra që ka Policia, në veçanti Garda e Republikës për ruajtjen e këtyre personave. Besoj që Prokuroria do ta zbardhë sepse ngjarja ka një peshë të madhe politike. Hetimi duhet të shtrihet në aktivitetin 2-3 vjeçar, rrethet shoqërore, mund të zbardhë shumë gjëra dhe probleme, që duhet të evidentohen, që t’u jepet një përgjigje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit