Home Sporti Sylvinho e ka...

Sylvinho e ka gati formacionin për duelin me Moldavinë

32
0

Në 6 ndeshje në krye të Kombëtares, Sylvinho ka ndryshuar pak ose aspak, ky trend nuk pritet të ndryshojë as në sfidën kundër Moldavisë, në një kohë kur ekipi i tij shprehet në perfeksion.

Lajmi i mirë është se mesfushori i Interit, Kristjan Asllani është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit duke marrë ngarkesë të plotë. Një dilemë e vogël ka edhe në lidhje me krahun e majtë të sulmit, Seferi apo Uzuni, kjo dilemë ka të bëjë vetëm në përshtatjen ndaj kundërshtarit, por sërish Seferi është favorit pasi vjen nga një “dopietë” me fanellën kuqezi.

Në portë do të jetë Berisha, ndërsa katërshja e mbrojtjes do të formohet nga Hysaj në të djathtë, Ismajli-Gjimshiti dyshja e qendrës, ndërsa Mitaj në të majtë. Asllani-Ramadani do të formojnë dyshen e mesfushës, ndërsa Nedim Bajrami do të jetë pas trinomit Seferi-Cikalleshi-Jasir Asani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit