Home Aktualitet Tabaku për pr...

Tabaku për protestën tek Bashkia Tiranë: Reagimet nga ambasadat janë ”copy-paste”. S’na votojnë ato neve

73
0

Përfaqësitë diplomatike dënon dhunën e ushtruar një javë më parë nga opozita tek protesta para Bashkisë së Tiranës, por për deputeten Demokrate, Jorida Tabaku, kjo nuk do duhet të jetë një problem për aksionin opozitar.

Për të opozita nuk e ka betejën me ambasadat, por me qeverinë për të ngritur zërin për problemin e qytetarëve. Kjo sepse sipas Tabakut, “s’votojnë ambasadat”, por qytetarët. Sipas saj ato reagime nuk ishin gjë tjetër veçse “copy-paste” e deklaratave pas protestave të bëra më herët nga opozita.

“Është i njëjti deklarim me protestat e tjera të opozitës, 2019, nuk i kam bërë ndonjëherë deklaratave të ambasadave, dhe nuk e kemi betejën as me ambasadat, as me askënd tjetër, ne duhet të fitojmë betejën me opinionin publik, për të ngritur zërin për betejat e tyre. S’na votojnë ambasadat. Nuk do të shqetësohesha për reagime për përfaqësitë diplomatike, ato kanë punën e tyre, ne tonën, ngrenë shqetësime duke parë nga pikëpamja e tyre, ne nga pikëpamja jonë”, tha Tabaku në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit