Home Aktualitet Tapë në timon...

Tapë në timon, po rrezikonte jetën e 36 pasagjerëve me manovra të rrezikshme, arrestohet shoferi i autobusit

28
0

Shoferi i autobusit të linjës Korcë-Tiranë është arrestuar nga policia pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur teksa po transportonte 36 udhëtarë nga Korça në drejtim të Tiranës.

Pas marrjes së telefonatës, specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore ndaluan shoferin e identifikuar me inicialet A.M., 56 vjec, i cili rezultoi se drejtonte autobusin nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.75 mg/l. Ai u vu në prangat e policisë dhe akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative se një shofer i linjës Korçë-Tiranë, po kryente manovra të rrezikshme në rrugë, specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë ndaluar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, mjetin autobus, i cili transportonte 36 udhëtarë nga Korça në drejtim të Tiranës, me drejtues shtetasin A. M.

Pas kontrollit të dokumentacionit dhe kryerjes së testit të alkoolit drejtuesit të mjetit, ky shtetas rezultoi se drejtonte autobusin nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.75 mg/l”, njoftoi policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit