Home Aktualitet Tarelli: Janë...

Tarelli: Janë rritur eksportet, fermerët po orientohen drejt kulturave me vlerë

473
0

Për drejtorin e politikave bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Irfan Tarelli situata e bujqësisë në vendin tonë është pozitive, duke cituar të dhëna nga doganat.

Për të eksportet janë rritur me mbi 15% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që vlerësoi dhe strategjinë e ndjekur në drejtim të kultivimit të kulturave me vlerë të lartë.

“Eksportet në total nga të dhënat e doganave, në krahasim me 2022, në 2021 kemi 15.6% rritje të eksporteve në vlerë, në bujqësi, në agro-përpunim dhe peshkim. Kjo nuk ndodh rastësisht.

Kemi një përmirësim të raportit import-eksport. Brenda nëndegëve ka dinamika të ndryshme. Ne nuk kemi avantazh të prodhimit të drithërave, nuk mund t’i inkurajojmë fermerët për këtë gjë.

Ka mjaft produkte me të cilat kemi bilanc pozitiv, por ka dhe negativ. Fermerët tanë po orientohen drejt kulturave me vlerë të lartë dhe po shfrytëzojmë hershmërinë. Ne po dalim në eksport”, tha Tarelli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit