Home Aktualitet Taulant Balla...

Taulant Balla kërkon një minutë heshtje në Parlament për Eduard Kukan

29
0

Kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant balla ka kërkuar në Kuvendin e Shqipërisë mbajtjen e një minutë heshtjeje për ndarjen nga jeta të eurodeputetit Eduart Kukan, për kontributin e tij në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës.

E nderuar zonja kryetare për procedurë jemi njohur me ndarjen nga jeta të një miku të Shqipërisë, Eduard Kukan, i cili ka shërbyer si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë për një farë kohe, më pas i dërguar special i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe më pas ai ka qenë bashkëkryetar i Stabilizimit Asocimit me Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Mendos sipas rregullore, kur ta mendoni ju, kur salla të jetë plotë, të mbahet një minutë heshtje për këtë mik vyer të Shqipërisë, por dhe për rolin që ka patur në vitin 1999 pas konfliktit në Kosovë. Faleminaderit kur ta gjykoni ju të arsyeshme”, tha Balla.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, vendosi që minuta e heshtjes të mbahet në orën 13:00, kur dhe salla e parlamentit të jetë plotë.

Mendoj minutën e heshtjes ta mbajmë në orën 13:00”, tha Nikolla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit