Home KRYESORE Të dielën duh...

Të dielën duhet votuar politikisht

399
0

Të dielën me 6 mars kemi zgjedhje vendore në 6 bashki të Shqipërisë.

Ndonëse janë zgjedhje vendore, por nisur nga gjëndja në PD si dhe nga pushtetet që po merr përditë e me shumë kryeministri Rama, këto zgjedhje nuk janë më vendore.

Ata krejtësisht politike.

E themi këtë pasi me 6 mars do të vendoset nëse do të kemi apo jo opozitë në Shqipëri. Pra a do të jetë Lulzim Basha apo Sali Berisha dhe grupi përreth tij lideri i opozitës së vertetë.

Njëri, natyrisht, do të humbasë por  duhet të dalin në votime krejt demokratët, pa përjashtim. Se kështu shikohet se cilin duan demokratët. Nuk vendoset duke qëndruar në shtëpi e nën zhgënjim.

Shkodra, sipas sondazheve, do të fitohet nga kandidati i Berishës. Ndërkohë Durrësi do të jetë një tregues kuptimplotë nëse ka humbur pikë pushteti i PS-së dhe nëse duan qytetarët të tregojnë se duhet ndalur turravrapi qeverisës për të marrë çdo gjë në kontroll.

Pra e diela vendos për fatin e Berishës dhe Bashës, pra Opozitës.

Por mund të vendos edhe se duhet të humbi PS-ja që më pas të shkohet në zgjedhje të parakohshme kombëtare.

Të dielën duhet votuar politikisht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit