Home Aktualitet Të miturit vr...

Të miturit vrasës, Tushi: Adoleshentët duhen mbrojtur nga vetja e tyre

43
0

Të mitur vrasës, është një problem që duhet të marrë vëmendje shumë të madhe. Që nga janari deri tanë, janë numëruar 10 vdekje nga përleshjet me thikë në mesin e minorenëve. Sociologu Gëzim Tushi, thotë se shkollat tona janë të prapambetura “në mekanizmin pedagogjik të sjelljes me adoleshentët”.

“Shkolla është e prapambetur në mekanizmin pedagogjik të sjelljes me adoleshentët. Mësuesit duhet të ndryshojnë parimet e komunikimit ndaj kësaj moshe delikate. Adoleshentët nuk janë fajtorë, janë viktima. Së pari, janë viktima të jetës së tyre dhe unë them që ne duhet t’i mbrojmë ata nga vetja. Shkolla duhet të skalitë disa tipare të humanizmit. Ku do t’i mësojnë adoleshentët parimet e komunikimit human dhe moral, përveçse në shkollë? Fëmijët po i mësojmë me parimet e suksesit me çdo kusht”, thekson sociologu.

Ai thekson se prindërit duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj fëmijëve adoleshentë. Një tjetër pikë e rëndësishme, sipas Tushës ëshë edhe se prindërit duhet të kuptojnë që koha e sotme nuk e pranon mënyrën autoritariste. “Nëse prindërit vazhdojnë të mendojnë se mund ta mposhtin adoleshentin, e kanë gabim. Vetëm komunikimi është rruga e vetme për t’u marrë vesh me ta”, shtoi sociologu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit