Home Aktualitet Të shtëna me ...

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset administratori i njësisë Kallmet

145
0

Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në fshatin Kallmet te Lezhës. Mësohet se i plagosur ka mbetur Besnik Simoni administrator i njësisë administrative Kallmet.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka blinduar zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndaj të plagosurit është qëlluar me pistoletë, e për pasojë, 3 plumba e kanë kapur në trup.

Ai është nisur menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar për ngjarjen është A. M., i cili e ka qëlluar pas një sherri në zyrën e Njësisë Administrative.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi B. S., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar A. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit