Home Aktualitet Tensionet në ...

Tensionet në Kosovë, Europa kundër Serbisë

236
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha këtë të hënë se pas seancës së 15 dhjetorit, qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Por Gjermania është kundër. Ministrja e Jashtme gjermane, thotë se Kosova i ka ulur tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por retorika e fundit e Serbisë po bën të kundërtën. Shefja e dipomacisë gjermane i quajti “të papranueshme” sulmet mbi misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

Në Kosovë ka mbërritur edhe i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun, Gabriel Escobar. Kurse deputetët në Holandë janë bërë bashkë, dhe dënonojnë sjelljen e Serbisë në veriun e Kosovës. Parlamenti miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit serbë, të paktën deri në mars të vitit 2023. Propozimi u dorëzua pasi “Serbia nuk është në harmoni me politikën e vizave dhe ato të jashtme të BE-së”.

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit për të projektit në Porto Romanos, përshëndeti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ku shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për situatën që po ndodh në veri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk i është drejtuar Moskës për ndihmë për të ulur tensionin në Kosovë. Për të Moska qëndron për respektimin absolut të të gjitha të drejtave të serbëve të Kosovës në kontekstin e një përshkallëzimi tjetër të situatës në rajon.

Veriu i Kosovës është i bllokuar nga qytetarët serbë. Ata po protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë, pasi ka ende barrikada.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit