Home KRYESORE Tensionet në ...

Tensionet në Kosovë, ish-kryeministri Majko: Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg

474
0

Ish-kryeministri, deputeti Pandeli Majko, ka reaguar për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës.

”Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar! Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar”,-shkruan Majko.

Grupe qytetarësh serbë u mblodhën pranë objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç për të mos lejuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit. Forcat e policisë së Kosovës dhe trupat e KFOR-it të drejtuara nga NATO-ja kanë shtuar praninë e tyre para ndërtesave të komunave. Në Zveçan u hodh edhe gaz lotsjellës.

Ndërkohë të rinjë me maska të zeza me shkopinjë bejsbolli po godasin ushtarët e KFOR. Ka të plagosur nga të dyja palët, por me shumë nga forcat policore paqeruajtëse.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit