Home Aktualitet Tensionet në ...

Tensionet në Veri, komandanti i KFOR-it paralajmëron përforcime shtesë

34
0

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë të premten se së shpejti në Kosovë do të arrijnë trupa shtesë nga Rumania, përveç përforcimeve të fundit të Britanisë së Madhe. Ai ka paralajmëruar përforcime edhe nga “vendet e tjera aleate”.

Në një konferencë lamtumire për mediat në Prishtinë, teksa e kryen mandatin e tij, Ristuccia ka thënë se rritja e numrit të trupave në Kosovë është e domosdoshme, në mënyrë që KFOR-i të mund ta përmbushë mandatin që ka.

Ristuccia i ka përmendur incidentet e muajve të fundit, kryesisht në veri të Kosovës dhe ka vlerësuar se të gjitha tregojnë që situata mbetet e paqëndrueshme dhe mund të tensionohet shpejt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit