Home Sporti Tërmet në Nap...

Tërmet në Napoli, momente paniku në hotelin ku qëndron Real Madridi

42
0

Momente paniku mbrëmjen e djeshme në Napoli, kur një tërmet me magnitudë 4 ballë ka bërë që qyteti të dridhej dhe mjaft banorë të dalin në rrugë. Një situatë që ka krijuar kaos pak orë para ndeshjes së Champions League mes Napoli dhe Real Madrid, që do të luhet në stadiumin “Maradona”.

Mediat sqarojnë se për momentin nuk ka asnjë arsye për të menduar më të keqen dhe se ndeshja do të luhet normalisht. Situata sizmiologjike do të monitorohet orë pas ore, duke i kushtuar më shumë rëndësi ardhjes së tifozëve në stadium.

Skuadra e Real Madrid gjatë gjithë ditës ka qëndruar në hotelin e saj dhe nuk ka kryer stërvitje, por gjendja duket e qetë mes stafit dhe lojtarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit