Home Sporti “The Sun” elo...

“The Sun” elozhe për Brojën: Sulmuesi që i mungonte prej kohësh Chelsea-t!

20
0

Armando Broja u rikthye mbrëmjen e djeshme si titullar, duke lënë menjëherë shenjë me gol në fitoren ndaj Fuham. Të shumtë ishin ata që vlerësuan performancën e “bomberit” nga Malësia e Madhe.

“The Sun” i ka vendosur notën 8 për paraqitjen e talentit shqipyar, një nga më të lartë në skuadrën e teknikut Pochettino.

“Duket si sulmuesi i duhur që ka munguar te Chelsea këto kohë. Humbi një rast në fillim të sfidës, por u kthye në hero duke shënuar golin e parë në Premier League pas një viti. Sinqerisht, nuk duket si një lojtar që nuk ka luajtur për 11 muaj. Lëvizjet e tij, qetësia dhe lidhjet në lojë ishin shumë mbresëlënëse”, shkruhet në artikullin e prestigjiozes britanike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit