Home ShowBiz Tik-Tok pa fi...

Tik-Tok pa filtra, reklamohen paratë false dhe prostitucioni

729
0

Tik-Tok është një nga platformat më të pakontrolluara, ku në vendin tonë po shërben për të gjetur klientë. Kalim 100% i sigurt dhe me çmime konkurruese shkruhet në videot që postohen nga persona anonim për ata që duan të emigrojnë ilegalisht.

Tjetër aktivitet kriminal në këtë rrjet social është reklamimi i biznesit të kartmonedhave false. Prodhuesit mbajnë 20%-shin e shumës së kërkuar.

Fenomen shqetësues janë edhe qendrat e masazheve. Foto provokuese dhe ekspozimi i formave trupore të stafit të tyre, shkakton një lumë reagimesh nga komentuesit të cilët shohin provokim tek këto spote.

Prostitucioni shtrihet edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vajza të cilat në TikTok, së bashku me ekspozimin e trupit, orientojnë ndjekësit edhe për shumën që duhet të paguajnë për një natë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit