Home KRYESORE Tirana fiton ...

Tirana fiton derbin me penallti dhe merr kreun, zhyt në krizë Partizanin (VIDEO)

754
0

Tirana është fituese e derbit të parë të këtij sezoni ndaj Partizanit. Në “Air Albania” bardheblutë arritën që të merrnin një sukses minimal 1-0. Ndeshja nisi mes atmosferës spektakolare dhe flakadanëve të tifozë të të dyja ekipeve që ndërprenë për pak minuta sfidën.

Të dyja skuadra krijuan pak shanse shënimi. Tirana do të kalonte në avantazh në shtesën e pjesës së parë. Vesel Limaj që ekzekutoi saktë një penallti të fituar pas një falli ndaj Tolit nga Belica. Numri 10 i Tiranës u tregua i saktë përballë Hoxhës.

Partizani u mundua të reagonte në fraksionin e dytë por rastet e Malës dhe Stenior Junior nuk ishin të mjaftueshme për të mposhtur portierin Hoxha. Najdovski në fund u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Tirana me këtë fitore ngjitet në krye me 14 pikë, 3 më shumë se Teuta dhe Kukësi. Partizani ndërkohë rrezikon shumë pasi mban vendin e 8-të. /R.Lika-Koha Jonë/

TIRANA-PARTIZANI 1-0

1’ Ndërpritet që në start ndeshja për shkak të flakedanëve të shumtë

18’ Tirana ka mundësinë më të mirë për shënim. Pas një rrëmuje në zonë, Limaj ju afrua golit por Belica e ndali fillimisht, ndërkohë që më pas një mbrojtës largoi topin nga vija.

37’ Esat Mala fiton një faull në hyrje të zonës të cilën e ekzekuton po vetë, por tentativa e tij shkon shumë jashtë kuadratit të portierit Bekaj

45+4’ Nxehet situata në fushën e lojës, teksa futbollistët e të duja skuadrave gati sa përplasen fizikisht me njëra-tjetrën. Tifozët e Tiranës hedhin dhe sende në fushën e lojës.

45+5’ GOOL Tirana kalon në avantazh me Vesel Limaj që ekzekutoi saktë një penallti të fituar pas një falli ndaj Tolit nga Belica. Numri 10 i Tiranës u tregua i saktë përballë Hoxhës.

68’ Stenior Junior tenton me një goditje me kokë, por tentativa e tij është e lehtë dhe shkon me qetësi jashtë kuadratit

Formacionet

Tirana (4-3-3): Bekaj; Ismailgeci, Hoxhallari, Behiratce, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj; Totre, Seferi, Ngo’o

Partizani (3-5-2): Hoxhaj; Sota, Belica, Saliou; A. Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta; Stenio Junior, Filipovic

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit