Home Aktualitet Tirana shkatë...

Tirana shkatërron me poker Teutën në “Selman Stermasi”, Xhixha shkëlqen me tripletë (VIDEO)

116
0

Tirana më në fund rikthehet në rrugën e fitoreve në kampionat, duke marrë një sukses të thjeshtë 4-0 ndaj Teutës. Në “Selman Stermasi” nuk do të kishte shumë histori me kampionët e Shqipërisë që do të dominonin lojën.

Bardheblutë gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 43-të, pas një kundërsulmi perfekt që do të mbyllej në mënyrën më të mirë nga Redon Xhixha, i cili goditi mjeshtërish nga distanca.

Në të 49-tën, do të ishte Patrik që do të shërbente një asist për Hasanin, i cili me të majtën do ta dërgonte topin në fundin e rrjetës. Tirana nuk do ta ndalej me kaq, pasi 10 minuta më pas do të ishte Redon Xhixha që do të realizonte një tjetër super gol me një goditje nga distanca. Në fund kishte kohë dhe për një gol të katërt nga Redon Xhixha, i cili do të kompletonte tripletën personale.

Tirana me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 8 pikë, ndërkohë që Teuta mbetet në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë pas 5 javëve të para. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit