Home Aktualitet Topalli-Bashë...

Topalli-Bashës: Sot s’të beson më askush. Demokratët janë te ”Foltorja”

141
0

Në mbledhjen e Kryesisë të PD-së, Lulzim Basha bëri me dije se propozon që Kuvendi Kombëtar të mblidhet në datë 18 dhjetor.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila ka reaguar për këtë situatë, thotë se sot Bashën nuk e beson më njeri dhe se demokratët janë te ”Foltorja” e Sali Berishës.

Topalli shprehet se Basha bojkotoi anëtarësinë e demokratëve, siç bojkotoi më 30 qershor 2019 zgjedhjet lokale, por anëtarësia vendosi thirrjen e Kuvendit edhe pa të.

Përmes një postimi në facebook, ajo shton se Kuvendi sipas vullnetit të shumicës së delegateve do mblidhet me 11 dhjetor. Po ashtu Topalli nënvizon se kur thirret Kuvendi, Kryesia nuk ka më kompetenca as tagër dhe sipas saj çdo vendim i saj është nul.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit