Home Euro 2020 Trajneri i Be...

Trajneri i Belgjikës: Jemi gati, të kalojmë pengesën e 30 mijë tifozëve në Rusi!

22
0

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez është optimist në prag të sfidës së parë në Evropian kundër Rusisë. 30 mijë tifozë, në periudhën pas pandemisë është një pengesë që duhet kapërcyer. Strategu konfirmoi edhe dy mungesat e mëdha të De Bryne dhe Witsel.

“Skuadra është përgatitur mirë. Jam i kënaqur për 10 ditët e fundit. Ndeshja e parë është psikologjikisht e vështirë, duhet të futemi mirë në turne dhe të gjejmë ritmin. I njohim mirë rusët, ashtu si ata ne, por fakti që do të jenë 30 mijë spektatorë është një pengesë që duhet ta kalojmë.

Jemi rritur falë eksperiencës dhe i menaxhojmë më së miri pritshmërit. Nuk është e rëndësishme vetëm sfida e parë, duhet të bëjmë llogaritë për të tre ndeshje.

Mungesat? Kevin De Bruyne nuk do të jetë. Zhhvilloi një stërvitje të mirë, por dy ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për të. Witsel është me grupin në ditët e fundit, gjendja e tij është optimiste. Do të shfrytëzojmë çdo mundësi që ai të kthehet shpejt në gjendje që të luajë”, deklaroi strategu i Belgjikës. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit