Home Sporti Trajneri i Çe...

Trajneri i Çekisë: Shqiptarët kanë shumë temperament, por ne do të luajmë për gjithçka

5
0

Jaroslav Šilhavý, trajner i përfaqësues çeke të futbollit, gjatë konferencën për shtyp ku shpalli listën e të ftuarve për ndeshjen me kuqezinjtë më 12 tetor, theksoi se i pret një ndeshje e vështirë në “Air Albania”, por sipas tij ekipi do të luajë për gjithçka.

“Besojmë se mund t’ia dalim. Është mirë që të gjithë lojtarët janë në formë. Nuk dua të bëj ndryshime menjëherë në çdo takim. Ne e dimë se çfarë na pret atje. Kemi disa informacione nga polakët që humbën 0-2. E pamë ambientin, shqiptarët kanë shumë temperament. Shkojmë atje për fitore.

Ndeshja në Shqipëri ndoshta do të jetë shumë më e vështirë se ajo në shtëpi. E kemi bërë të vështirë, por besoj se mund t’ia arrijmë qëllimit kur bëhet fjalë për të luajtur për gjithçka”, theksoi Šilhavy.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit