Home Sporti Transferta të...

Transferta të jashtëligjshme parash, FSHF humbet gjyqin

134
0

Një tjetër hmbje për FSHF. Federata Shqiptare e Futbollit humbi gjyqin me përmbaruesit për trasfertat e dyshimta të parave me përfitues klubin e Tiranës. Gjykata e Rrethit Tiranë, vendosi ta mbajë të ngrirë llogarinë bankare të federatës për të drejtat televizive nga kampionati.

Shifra prej afro 65 mijë euro është bllokuar nga përmbaruesit, me akuzën se FSHF ka qarkulluar fonde për klubin bardheblu nëpërmjet llogarive të tjera, apo ka vepruar si palë e tretë, duke paguar detyrime të skuadrës.

Tirana ka humbur gjyqin dhe duhet ti paguajë afro 600 milionë lekë familjes së ish-presidentit Metush Seferi. Gjykata vendosi të caktojë ekspertë për të kontrolluar dhe verifikuar të gjitha transaksionet e bëra nga federata, për të evidentuar se cilat fonde lidhen me klubin e futbollit Tirana.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit