Home Aktualitet Turistët e se...

Turistët e sezonit të aksidenteve, 11 viktima në pak muaj. Por edhe të arrestuar për shpërndarje droge

29
0

Shqipëria, kryefjala e sezonit turistik, por në rrethana shumë të ndryshme 11 turistë kanë humbur jetën në vendin tonë. Tre prej tyre kanë humbur jetën të përfshirë në aksidente rrugore, por nuk kanë munguar as incidentet fatale te ndodhura në destinacionet turistike malore apo në kanione.

Më 9 maj, 2 turistë një belge dhe një francize humbën jetën në Valbonë ndërsa në kanionin e Osumit dhe Langaricës, përkatësisht më 11 maj dhe 31 mars mbetën të mbytur 2 turistë një holandez dhe një gjerman.

Të tjerë turistë kanë mbetur të bllokuar në det apo në zonat malore, por fal ndërhyrjes në kohë të policisë ata janë shpëtuar.

Ndryshe nga vjet, këtë herë turistët janë përfshirë edhe në vepra penale, kryesisht në shpërndarje droge. Nisur nga të dhenat e policisë së shtetit në bregdet duke shperndarë drogë janë arrestuar 10 turistë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit