Home Bota Turqia nuk do...

Turqia nuk do dërgojë më imamë në xhamitë gjermane! Ministrja: Na duhen hoxhallarë që flasin gjuhën tonë

103
0

Një program trajnimi që dërgon imamë turq në xhamitë gjermane do të hiqet gradualisht pasi Gjermania kërkon të trajnojë klerikët e saj myslimanë në një përpjekje për të inkurajuar integrimin. Lajmin e ka konfirmuar ministria e Brendshme gjermane.

Sipas marrëveshjes së re mes ministrisë dhe autoritetit fetar turk Diyanet dhe grupit ombrellë turko-islamik DITIB, rreth 100 imamë do të trajnohen çdo vit në qytetin perëndimor të Dahlem. Këta imamë do të zëvendësojnë gradualisht rreth 1000 klerikë të cilët u trajnuan dhe punësuan nga Diyaneti turk.

“Ne kemi nevojë për udhëheqës fetar që të flasë gjuhën tonë, të njohë vendin tonë dhe të mbrojë vlerat tona”, tha në një deklaratë Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser. ”Duam që imamët të përfshihen në dialogun midis feve dhe të diskutojnë çështjet e besimit në shoqërinë tonë”,-shtoi ajo.

Gjermania ka rreth 2500 bashkësi xhamie, 900 prej të cilave menaxhohen nga DITIB. Një degë e Presidencës së Çështjeve Fetare në Ankara, DITIB është shoqata më e madhe islamike në Gjermani, por ajo është akuzuar se vepron si një krah i zgjatur i qeverisë turke.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit