Home Aktualitet U abuzua në g...

U abuzua në grup, 26 vjeçarja sillet në Tiranë. Avokati i Popullit: Autorët para drejtësisë, organet të zbardhin rastin

51
0

26 vjeçarja e cila u bë viktimë e një abuzimi në grup është marrë në mbrojtje. Ajo është nga fshatrat e Vlorës dhe punonte në një lokal për të ndihmuar familjen e saj me të ardhura, por është sjellë në Tiranë ku dhe është marrë në mbrojtje. Në pranga deri më tani kanë rënë Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri, të cilët akuzohen për 2 vepra të rënda penale. Dy të tjerë janë në kërkim.

Në një qëndrim zyrtar, Avokati i Popullit ka dënuar ashpër ngjarjen dhe inkurajon organet ligjzbatuese që ta zbardhin me përparësi rastin, si dhe apelon për një reagim të gjerë qytetar dhe reflektim të thellë publik.

”Avokati i Popullit i inkurajon organet ligjzbatuese që ta zbardhin me përparësi rastin dhe të ndërmarrin hetime të shpejta dhe sa më efektive për vënien para përgjegjësisë të personave që e shkaktuan këtë ngjarje të dënueshme. Ndërkohë, sikurse është bërë me dije në opinionin publik, të tjera incidente janë shënuar në lidhje me këtë rast, që përfshijnë përdorimin e dhunës verbale, gjuhës denigruese dhe kërcënimit për jetën drejtuar gazetares Afrovita Hysaj, e cila ka raportuar mbi ngjarjen e rëndë”,-thuhet në njoftim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit