Home Sporti U eliminua ng...

U eliminua nga Cremonese, Mourinho: Bravo, e merituan. Zaniolo …

237
0

Roma u mposht në “Olimpico” përballë Cremonese-s duke mbyllur në çerekfinale rrugëtimin në Kupën e Italisë. Jose Mourinho, uroi kundërshtarët, ndërkohë që dha një koment dhe për situatën e Zaniolos

“Urime për Cremonese-n, e meriton. Eliminoi Napolin dhe tani Romën. Ne zhvilluam një pjesë të parë të tmerrshme, vërtet të një niveli shumë të ulët. Më pas në pjesën e dytë ishte një gabim individual. Kishim disa raste dhe mund të kishim shënuar më herët. Kam mësuar për shumë vite të mos qajmë për humbjet, por të shikojmë përpara.

Këtë do të bëjmë. Formacioni? Më duhet të bëja llogari sepse kemi kalendar të ngjeshur dhe të gjithë duhet të tregojnë sa vlejnë. Nuk pendohem për asgjë. Do doja të isha subjektiv, por jo. Ne luajtëm keq dhe kaq.

Zaniolo? Klubi ka qenë shumë i qartë me të dhe nuk do të bëj asnjë lloj komenti për atë”, tha Mourinho.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit