Home Aktualitet U godit me th...

U godit me thikë, ndërron jetë 41-vjeçari. Policia: Në kërkim 24-vjeçari nga Laçi

123
0

41-vjeçari Klodian Bakiaj u godit me thikë dhe nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, por ende nuk dihen arsyet që çuan në këtë konflikt. Policia thotë se është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

”Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin Klodian Bakiaj, 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit