Home 30 vite KOHA JONE U mbars Pandi...

U mbars Pandi, por nuk polli

60
0

(Botuar me 23 shtator 2005)

Nga Arian Cani

E paparë, e paimagjinueshme, e tmerrshme!!! Ha ha ha ha ha ha ha !!! U mbars Pandi por nuk polli dot as veten… Shkon tjetri dhe bllokon 30 minuta ekranin e Klanit për të thënë se “unë NUK do të kandidoj kësaj radhe për kryetar partie”… Ha ha ha ha ha ha! Çfarë Padelirium! (më ndjeni për përsëritjen, por ia vlen). Dhe më e tmerrshmja është se nuk e pyeti kush. Ishte ai vetë, ai, Pandi (Pandeli Majko, dy herë kryeministër, çfarë tmerri!) që dje ka marrë në celular gjithë redaksitë e gazetave dhe ekraneve, duke u thënë të presin patjetër orën 19.30, lajmin e madh, skupin e vitit… ankth, suspansë, emocion gjithandej mes gazetarësh e kameramanësh, madje edhe pastrueset e studiove dhe sallave të lajmeve kanë shtyrë pak orarin e ikjes për në shtëpi.

Ora 19.30. Lajme. Pandi kishte bindur dhe Shkullakun në Tv Klan se një deklaratë bombë do të bënte nëse do të dilte në lajmet qendrore. “Unë e mora vendimin: nuk do të kandidoj për kreun e PS-së…”. Kjo ishte deklarata bombë. Ha ha ha ha ha ha!!! Nuk ia vlen të citoj llo lo llo-të e tjera që Pandi tha dje në Klan pasi ndryshe nuk do të isha serioz në këtë reagim të papritur që pata kur dëgjova dhe pashë këtë situatë sa qesharake aq dhe të tmerrshme, kur mendon që këtë njeri, Pandin, e kemi pasur 2 herë kryeministër.

Më siguri që kryeqokatari dhe një nga delirantët më të mëdhenj politikë që ka njohur ky vend i vogël në këto 15 vjet, ka bërë llogari të tjera dje kur vendosi të bënte këtë lajmërim idiot. Jam i bindur që Pandi i ka thënë vetes kështu: “dil te Klani dhe thuaje që nuk kandidon, njerëzit do të qajnë e ulërasin nga dëshpërimi, shumë do të shkulin edhe flokët që nuk do jesh ti kryetari i PS-së… bëje Pandi, bëje!” Ha ha ha ha ha!!! Vetëm Pandi mund të më bëjë kaq shumë të qesh dhe të tmerrohem në të njëjtën kohë. Kur mendoj që e kam pasur 2 herë kryeministër! Tani të shohim e të presim ç’do bëjë Petro…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga 30 Vite KohaJone

Më shumë nga 30 Vite KohaJone

Lajmet e Fundit

Te Fundit