Home Aktualitet U shpëtuan në...

U shpëtuan në mes të detit, historia frymëzuese e Abdullahut dhe Shoaibit që garuan në TiranaThlon

10
0

Abdullahu nga Siria dhe Shoaibi nga Afganistani, nuk e kishin menduar se Shqipëria do të behej atdheu i tyre i dytë, ku mund të gjenin jo vetëm paqen e dëshiruar, por edhe vendin ideal për të jetuar me familjet e tyre të reja.

Ata u shpëtuan nga marina greke, teksa përpiqeshin të mbijetonin në ujë, pas përmbysjes së anijes së tyre. Që të dy e kanë ndërtuar jetën e tyre në Tiranë dhe janë bërë baballarë të dy djemve, ndërsa janë ambientuar më së miri në vendin tonë.

Dje ata notuan përsëri, por tashmë jo në një betejë mes jetës dhe vdekjes, por në TiranaThlon për Ditën Botërore të Refugjatëve. Ata u vlerësuan nga Bashkia e Tiranës dhe me certifikatë për pjesëmarrjen e tyre në këtë garë duke na frymëzuar të gjithëve se asgjë nuk është e pamundur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit