Home Sporti U tërhoq nga ...

U tërhoq nga futbolli i luajtur, Ibrahimovic synon të bëhet trajner i Milanit

15
0
CAIRATE, ITALY - SEPTEMBER 18: Head coach Stefano Pioli of AC Milan and Zlatan Ibrahimovic attend an AC Milan training session at Milanello on September 18, 2023 in Cairate, Italy. (Photo by Claudio Villa/AC Milan via Getty Images)

Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të shkëputet nga Milani, por synimi i tij nuk është që të zbresë më në fushë.  Presidenti Paolo Scaloni ka menduar ti ofrojë një rol të rëndësishëm, ndoshta edhe drejtimin e skuadrës në një të ardhme të afërt.

Italianët janë të hapur për diskutime duke qenë se 42 vjeçari nga Malmo tanimë konsiderohet një legjendë e këtij klubi, ndër më të famshmit në futboll.

Duhet kujtuar se Stefano Pioli do të jetë në krye të pankinës së Milanit deri në 30 qershorin e 2025-së, një vit ku mund të jetë shansi i duhur për debutimin e suedezit si trajner.

Ibrahimovic asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë trajner, pasi edhe kur ishte i dëmtuar te Milani, shpesh herë ishte shumë aktiv nga pankina për të motivuar shokët e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit