Home Magazine Ujë me limon ...

Ujë me limon për rënien nga pesha, regjimi për 14 ditë

143
0

Limoni është një nga aleatët më të mirë të njeriut për rënien nga pesha. Atë mund ta konsumoni çdo ditë, jo vetëm për të pastruar organizmin nga toksinat por edhe për të lehtësuar misionin e vështirë të humbjes së kilogramëve të tepërt. Nëse kërkoni rezultate më të shpejta rekomandohet të përdoret ujë i ngrohtë, duke qenë se eliminon më lehtë yndyrnat në trup.

14 ditë regjimi

-Në ditën e parë, përzieni lëngun e një limoni me një gotë ujë dhe pijeni menjëherë sapo të zgjoheni.
-Ditën e dytë përzieni lëngun e dy limonëve me dy gota ujë. Shtoni një lugë çaji me mjaltë dhe pijeni pas zgjimit.
-Ditën e tretë përzieni lëngun e tre limonëve me tre gota ujë. Shtoni një lugë çaji me mjaltë. Gjysmën pijeni në mëngjes dhe pjesën e mbetur para drekës.
-Ditën e katërt shtrydhni katër limonë. Lëngun përziejeni me katër gota ujë dhe me një lugë çaji me mjaltë. Këshillohet që lëngun ta pini tre herë në ditë, esëll në mëngjes, përpara drekës dhe para se të shtriheni për të fjetur.
-Ditën e pestë përzieni lëngun e pesë limonëve me pesë gota me ujë dhe pak mjaltë dhe pijeni tre herë në ditë.
-Ditën e gjashtë shtrydhni 6 limonë. Lëngun përzieni me 6 gota me ujë dhe pak mjaltë dhe pijeni 3 herë në ditë përpara çdo vakti.
-Në ditën e shtatë përzieni lëngun e 3 limonëve me 10 gota ujë. Lëngun konsumojeni 3 herë në ditë përpara vakteve.
-Në ditën e tetë përzieni lëngun e 6 limonëve me 6 gota ujë dhe pak mjaltë dhe konsumojeni tre herë në ditë.
-Në ditën e 9-të përzieni lëngun e 5 limonëve me 5 gota me ujë dhe pak mjaltë. Pijeni tre herë në ditë.
-Në ditën e 10-të përzieni lëngun e 4 limonëve me 4 gota me ujë dhe pak mjaltë. Lëngun pijeni 2-3 herë në ditë.
-Në ditën e 11-të përzieni lëngun e 3 limonëve me 3 gota ujë dhe një lugë çaji me mjaltë. Lëngun pijeni 2 herë në ditë.
-Në ditën e 12-të shtrydhni dy limonë dhe lëngun përzijeni me dy gota ujë. Lëngun pijeni esëll në mëngjes.
-Në ditën e 13-të pini lëngun e një limoni të tretur në një gotë me ujë.
-Në ditën e 14-të lëngun e tre limonëve përziejeni me 10 gota ujë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit