Home Bota Ukraina shman...

Ukraina shmang sulmin e madh nga Rusia

15
0

Sirenat e alarmit kumbuan në të gjithë Kievin. Përgjegjëse për këtë ishte ushtria e Rusisë, që lëshoi një sulm masiv me dronë në kryeqytetin e Ukrainës. Të paktën 10 shpërthime janë dëgjuar, me mbetjet që ranë në lagje të ndryshme. Zyrtarët në Kiev nuk raportojnë për viktima apo për të lënduar, por pas sulmit, shpërtheu një zjarr i madh në një ndërtesë banimin, që më pas u shua.

“Ishte një përvojë shumë e frikshme, as nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Dëgjova një tingull ‘motorik’ duke fluturuar sipër, një zhurmë shurdhuese. Më pas pati një shpërthim të fuqishëm, i ndjekur nga një blic i madh drite. Unë jetoj në katin e parë dhe vala e shpërthimit ishte aq e fortë sa xhami filloi të bjerë poshtë. Perdja ime e dritares u këput dhe kavanozët që kisha në dritaren time u thyen”, tha Liudmyla, banore në Kiev.

Ushtria e Volodymyr Zelensky-t thotë se sulmi ishte tepër intensiv dhe se ka zgjatur gjithë natën. Forcat ruse lëshuan 32 dronë kamikazë iranianë Shahed në drejtim të Kievit, 25 prej të cilëve janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore. Ndërkohë, edhe Moska pretendon se ka shkatërruar tetë dronë të lëshuar nga Ukraina në Detin e Zi, në afërsi të gadishullit të Krimesë së aneksuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit