Home Bota Ulen rastet m...

Ulen rastet me koronavirus, Turqia zbut masat, rihapen bare e restorante

7
0

Turqia lehtëson më tej masat  për frenimin e rasteve me koronavirus, përfshirë heqjen e pjesshme të izolimit gjatë fundjavës dhe shtyrjen e shtetrrethimit me një orë.

“Në qershor, shtetrrethimi gjatë ditëve të javës të vijojë të implementohet nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit. Në fundjavë, izolimi do të nisë të shtunën në 22:00 dhe do të përfundojë të hënën në 05:00 të mëngjesit”, u shpreh Erdogan.

Restorante dhe kafenetë do të rihapen për një numër të kufizuar klientësh. “Restorantet, kafenetë dhe pastiçeritë do të jenë të hapura nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 21:00 të mbrëmjes dhe do të shërbejnë mbi bazë të rregullave të përcaktuara. Shërbimet ‘delivery’ do të vijojnë deri në mesnatë”, tha Erdogan.

Presidenti Erdogan hoqi të gjitha kufizimet sociale në mars, por bëri një hap prapa në muajin prill, kur rastet ditore shkuan në mbi 60 mijë, duke e pozicionuar Turqinë të dytën në rang global. Një izolim i pjesshëm u vendos nga fundi i prilli deri në 17 maj. Me një popullsi prej 84 milionë banorësh, Turqia regjistroi 6493 raste të reja në 24 orët e fundit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit