Home Sporti United kërkon...

United kërkon Pavard, por Bayerni e lë të lirë vetëm për 35 milionë euro

17
0
MUNICH, GERMANY - MAY 08: Benjamin Pavard of Bayern Muenchen looks on during the Bundesliga match between FC Bayern München and VfB Stuttgart at Allianz Arena on May 8, 2022 in Munich, Germany. (Photo by Roland Krivec/vi/DeFodi Images via Getty Images)

Benjamin Pavard mbylli sezonin e katërt me Bayern Munchen dhe tashmë do të nisë një aventurë të re, larg Gjermanisë. Manchester United është një nga skuadrat që e kërkon në merkato.

Erik ten Hag e cilëson një përforcim super për skuadrën e tij, edhe prej faktit që mund të luajë në qendër dhe krahun e djathtë të prapavijës.

Kim Min-jae i Napolit, një ndër objektivat e “Djajve të Kuq”, është afër firmës me Bayern Munchen, ndërkohë që United do të synojë të rrëmebjë te bavarezët Pavard.

Lojtari francez, i cili ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, numëron 49 ndeshje dhe 3 gola me kombëtaren e “Gjelave”. Drejtuesit e Bayernit kërkojnë 35 milionë euro për ta lënë të lirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit