Home Sporti United konfir...

United konfirmon trajnerin Solskjaer pavarësisht rezultateve të dobëta

48
0

Manchester United nuk ka ndërmend që për momentin të shkarkojë trajnerin Ole Gunnar Solskjaer. Sipas asaj që raporton “Sky Sports Uk”, Djajtë e Kuq kanë konfirmuar besimin ndaj strategu norvegjez pavarësisht faktit se ekipi nuk po kalon një moment të mirë, duke humbur dhe derbin ndaj City-it.

Kundër Watford, Villareal dhe Chelsea, do të jenë tri ndeshje në të cilat klubi do të presë përgjigjen e duhur nga skuadra, pasi në të kundërt mund të ndryshojë vendimi.

Solskjaer ka qenë disa herë në prag shkarkimi te United, por ai ka arritur që të kalojë situatat e vështira me disa fitore radhazi. Pritet të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë sërish. Zidane është një nga emrat më të përfolur për ta zëvendësuar norvegjezin. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit