Home Sporti United rikthe...

United rikthehet te fitoret, Tottenham triumfon me përmbysje epike ndaj Leicester (VIDEO)

132
0

Manchester United është kthyer të fitorja pas dy ndeshjesh. Ekipi i Rangnick mposhti mundi Brentford me rezultatin 3-1. Të gjithë golat do të realizoheshin në pjesën e dytë. Elanga kaloi “Djajtë” në avantazh në minutën e 55. Më pas gjithçka u dyfishua nga Greenwood, ndërsa Rashford trefishoi rezultatain duke i dhënë edhe qetësinë ekipit. Golin e nderit për Brentford e shënoi Toney në minutën e 85 të takimit.

Tottenham mori një fitore të madhe me përmbysje 3-2 ndaj Leicester. Këta të fundit kaluan në avantazh në minutën e 24-t me anë të sulmuesit Daka, i cili përfitoj nga pasiguria e mbrojtjes së Tottenham. Avantazhi i “Dhelprave” zgjati vetëm 14 minuta, pasi fal një kundërsulmi “Spurs” gjetën golin e barazimit me anë të sulmuesit Harry Kane.

Në minutën e 76-të Maddison solli avantazhin për vendasit. Në fund 5 minuta shtesë dhe kur te gjithë prisnin sinjalizimin e kryesorit Moss, Bergëijn solli “heshtjen” në stadium me golin e barazimit në minutën e 95-të. Vendasit kërkuan aventurën në nisjen e lojës për të gjetur sulmin e shpejtë, por Tielemans gaboi dhe këtë e shfrytëzoj në maksimum Kane që dhuroi një top perfekt për holandezin Bergwijn i cili shënoi golin e përmbysjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit