Home Aktualitet Vajza e Bujar...

Vajza e Bujar Nishanit kthehet pas në vite dhe publikon foton e rrallë krah babait të saj

176
0

Fiona Nishani, vajza e ish-Presidentit të ndjerë Bujar Nishani, ka publikuar ditën e djeshme një fotografi të rrallë me të atin.

Në “Instagram”, ajo ka ndarë një foto nga fëmijëria, kur babë e bijë shfaqen me pushime, ndërsa Fiona, shumë e vogël, e përqafonte të atin e gëzuar.

“Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja, faleminderit babi”, ka shkruar Fiona përmbi foton emocionuese.

Pak ditë më parë, ajo kujtoi kohën kur i ati ishte president, me një foto ku kanë pozuar së bashku.

Kujtojmë që Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit