Home Bota Varianti &#82...

Varianti ”Mu” i Covid-19 përhapet në 43 vende

85
0

Varianti i ri i Covid-19 i quajtur ”Mu” është përhapur në 43 vende duke u kthyer kështu në një kërcënim jo vetëm për autoritetet shëndetësore në Kolumbi, por edhe në botë.

Varianti i ri është mbizotërues në këtë vend, atje ku edhe është identifikuar për herë të parë. Afërsisht 39 përqind e rasteve të konfirmuara në vend janë të lidhura me variantin e ri. I njohur edhe si varianti B.1.621 ai tani është listuar si një nga pesë variantet me interes studimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Varianti ka mutacione që tregojnë një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave, por kërkohen studime të mëtejshme për ta kuptuar më mirë atë. Sipas OBSH-së, rastet me variantin ”Mu” kanë qenë në rënie qëkur ai u zbulua fillimisht, por në Kolumbi dhe në Ekuador ka patur një tendencë në rritje.

Varianti ”Mu” ka mbërritur edhe tek fqinjët. Në Greqi janë konfirmuar edhe rastet e para me variantin e ri. Mediat vendase raportojnë se gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit