Home POLITIKE Vasili: Kuven...

Vasili: Kuvendi, një sallë e pazarit të gjësë së gjallë me 100 e ca bagëti në shërbim të Ramës

4
0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se votimi i sotëm për shkarkimin e presidentit Ilir Meta shënoi varrosjen e Republikës Parlamentare të Shqipërisë.

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, Vasili tha se Kuvendi u kthye në një pazar të gjesë së gjallë, ku deputetët u vunë në shërbim të kryeministrit Edi Rama për të rrëmbyer pushtete.

Vasili: Sot nuk ka ndodhur shkarkimi i Presidentit, sot ka ndodhur varrosja e Republikës Parlamentare të Shqipërisë pasi Parlamenti u kthye në një landfill, në një fushë mbeturinash ku ashtu si qentë që rrëmbejnë copat, 100 e ca dallkaukër duke marrë llokmat të hedhura në fytyrë nga Edi Rama votuan për të rrënuar dhe varrosur Republikën Parlamentare. Parlamenti i Shqipërisë në 30 vjet të pluralizimit nuk ka parë dhe jam i bindur që nuk do të shohë më kurrë ditën e poshtërimit më të madh të tij ku sot ishte një sallë që çdo gjë mund të prodhonte porse të ishte ajo salla që udhëheq Republikën tonë nuk mund të imagjinohej.

U shndërrua në një sallë të pazarit të gjësë së gjallë ku 100 e ca bagëti i shërbyen Edi Ramës për të rrëmbyer pushtete dhe të mira të mëdha të interesit publik. Pasi për dy vjet ky parlament ka qenë noteri dhe bashkëhajduti i vjedhjes së interesave shumë të mëdha publike të shqiptarëve, me qindra milionë euro, sot ndërmorën aktin final që praktikisht ishte akti i katërt që të përbyste 25 prillin. Akti i katërt i rrënimit të pushteteve. Shqipërisë i është nxirë faqja si kurrë ndonjëherë më parë, vetëvarrosi parlamentin.

Vasili kritik është edhe me vendimin e Byrosë së Kuvendit për mbajtjen e medias jashtë mbledhjes së komisioneve dhe seancës plenare.

Ndaj ai thekson se fillimi i sesionit të ri parlamentar në shtator do të duhet të jetë dhe fillimi i një beteje për garantimin e lirive tona.

Shkarkimi i Metës, Vasili: Kuvendi, një sallë e pazarit të

Vasili: Është vendim i natyrshëm në raport me gjithë sjelljen që ka pasur ky pushtet dhe rilindja me median. Më parë votuan një ligj për median. Është rrëmbim total i lirisë. Media duhet të heqë dorë nga çdo kompromis me të vërtetën. Media duhet të ishte hedhur në këmbë pas raportit të DASH. Është sot koha që media duhet të kuptojë që nuk mund të jetë më një aktor që i përshtat ditës apo përpiqet të jetë në një llloj paqeje të kalbur me këtë lloj pushteti.

Me këtë pushtet paqe të kalbur nuk ka. Ka ose përballje, ose do të ketë grabitje të njëpanjëshme deri në rrëmbimin e çdo lloj të drejte. Shtatori me fillimin e  parlamentit duhet të  jetë fillimi i një beteje për liritë tona të gjitha, media nuk mund të bëjë as indiferentin as konformistin. Nëse fjala e lirë vazhdon të groposet, rrënohet dhe varroset siç po bëhet, shoqëria jonë ka humbur dimensionin e saj themelor, lirinë e shprehjes.

Vasili komentoi edhe shkarkimin e  Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive vetëm pak ditë para 23 qershorit kur edhe Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Vasili: Ajo çfarë ka ngritur Ademi dhe PD nuk është pretendim por fakt dhe ky fakt provon oreksin e pafund të dallkaukëve për të rrëmbyer çdo zyrë, çdo pushet në mënyrë të paligjshme. Sa i takon zhvillimit në Gjykatën Kushtetuese kjo është çështja më e thjeshtë në botë. Në 2019 kemi pasur zgjedhje lokale pa dekret të Presidentit.Nuk ka ndodhur, nuk mund të ndodhë dhe nuk mund të ekzistojnë zgjedhje pa dekret të Presidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit