Home Aktualitet Vdekja e 32-v...

Vdekja e 32-vjeçarit, Andi Bushati: Krim policor që po fshihet

174
0

Analisti Andi Bushati thotë se ka shumë gjëra që nuk përputhen me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurtit, pasi u shoqërua në komisariatin nr.3 në kryeqytet. Në emisionin “Now” në ”Euronews Albania”, ai pohoi edhe se ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vdekje natyrale apo me një krim policor, që po tentohet të fshihet.

”Baltosja e viktimave është jo në funksion të nxirjes së imazhit të atij që ka humbur jetën, por në funksion të alibisë së vetë policisë. Këto janë variante që shpërndau policia. Ne akoma nuk e dimë, është fajtore apo jo policia, për vrasje apo vdekje.

Fakti që policia herë pas here detyrohet të dezinformojë apo të gënjejë, duke u nisur nga raste të mëparshme, na bën të ngrejmë pikëpyetje.

Ka shumë gjëra që nuk përputhen dhe për këtë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, për të parë nëse kemi të bëjmë me një vdekje natyrale apo me një krim policor, që po tentohet të fshihet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit