Home Aktualitet Vdekja e Prig...

Vdekja e Prigozhin, Putin thyen heshtjen: Burrë me fat të trazuar, por i talentuar

15
0

Në një kohë që bota ka vënë gishtin ndaj për vdekjen e Prigozhin, presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë qëndrimin e tij pas përplasjes së aeroplanit me të cilin po udhëtonte kreu i Wagner. Putin është shprehur se Yevgeny Prigozhin ishte një “burrë me fat të trazuar, por i talentuar.”

Putin u dërgoi ngushëllime familjarëve të “punonjësve të Wagner-it” që ndodheshin në bordin e aeroplanit që u rrëzua të mërkurën.

“Së pari dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të gjitha viktimave, kjo është një tragjedi. Informacionet paraprake na thonë se punonjës të Wagner Group ishin gjithashtu në bord”,-shtoi Putin gjatë një takimi me kreun e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetsk Denis Pushilin në Kremlin. Putin bëri po ashtu të ditur se Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur një hetim për rastin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit