Home KRYESORE Veliaj inspek...

Veliaj inspekton pistën olimpike të atletikës në Parkun e Liqenit: Një investim fantastik për sportistët e rinj

231
0

Pista Olimpike e vrapit dhe kërcimit është drejt përfundimit të punimeve për të pritur sportistët profesionistë në mes të Parkut të Liqenit të Tiranës. Pista me 6 korsi është realizuar sipas standardeve të atletikës dhe është në pritje të certifikimit për t’u përdorur edhe si hapësirë për aktivitete ndërkombëtare.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet në Pistën Olimpike, u shpreh se Tirana po bën çdo përpjekje që edhe vitin e ardhshëm të jetë kryeqytet i Europës, këtë herë për Sportin, dhe se investime të tilla janë një pajë e vyer për evente që afrojnë të rinjtë me sportin dhe gjithashtu i shërbejnë edhe ekonomisë në kryeqytet. Po ashtu, ai kujtoi se kjo pistë është dhe një premtim i dhënë një prej kampioneve shqiptare si Luiza Gega.

Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën, jo vetëm për faktin se jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, por edhe sepse u munduam që, përveç aktiviteteve rinore, të kemi edhe disa investime që do ngelen edhe kur të mbarojë ky titull. Kjo hapësirë është një prej këtyre investimeve që do ngelen edhe kur të mbarojë viti kalendarik i kryeqytetit të Rinisë. Një premtim që ia kam bërë publikisht Luiza Gegës. Tani më vjen mirë që jemi te Pista e Atletikës dhe ajo është duke u përgatitur për Kampionatin Europian të Atletikës në Mynih, ku shpresojmë që të dalë faqebardhë. Gjykoj që kemi bërë një investim fantastik,” tha ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se me këto investime, por edhe me mbështetjen që i bëhet sportistëve sot në vendin tonë, janë të gjitha kushtet për të krijuar edhe kampionë të rinj të cilët do ndjekin rrugën e suksesit të Izmirit dhe Luizës.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit