Home Aktualitet Veliaj uron ç...

Veliaj uron çiftin nga Afganistani që do të garojë nesër në Maratonën e Tiranës

82
0

Hazizi dhe Fatima, çifti nga Afganistani, që mbërriti bashkë me refugjatët e parë që lanë vendin e tyre për shkak të luftës, kanë vendosur të bëhen edhe pjesë e Maratonës së 17 tetorit. Gjatë një pritjeje në zyrën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar dy të rinjtë për angazhimin në jetën publike e posaçërisht pjesëmarrjen e tyre, bashkë me qindra vrapues të tjerë të huaj në Maratonën e cila do ta kthejë të dielën kryeqytetin në arenën më të madhe sportive të vitit.

“Jam shumë i lumtur sot që jam këtu me Hazizin dhe Fatimen, dy miqtë tanë nga Afganistani të cilët kanë vendosur të bëhen pjesë e Maratonës së Tiranës. Unë e di që për ta ka qenë një tranzicion shumë i gjatë dhe i vështirë. Erdhën nga Afganistani, por duan të integrohen në Shqipëri, të hapin edhe një restorant në vendin tonë dhe të fillojnë një jetë të re dhe të krijojnë një familje. I mezipres dhe ngaqë janë dy miq specialë në Maratonën e Tiranës, doja një pritje të veçantë dhe tu uroj atyre shumë sukses. Sigurisht që kjo garë është e rëndësishme por jo aq e rëndësishme sa gara e madhe që kemi përpara, për të krijuar një familje në vendin tonë dhe për t’ia filluar jetës nga e para, ashtu si shumë prej nesh filluan jetën nga e para kur kanë qenë në emigracion dhe është dashur të përballen me shumë sfida,” u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.

Të rinjtë afganë falenderuan kreun e Bashkisë, sidomos për mikpritjen e veçantë që u bëri Tirana bashkëkombësve të tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit