Home Aktualitet Vëllezërit që...

Vëllezërit që punonin për Elvis Demçen dhe plani për të hedhur në erë prokurorin

388
0

Marco dhe Gabriele Bianchi, janë ndër emrat më të frikshëm në botën e krimit në Romë, të lidhur me shqiptarin Elvis Demçe dhe klanin “Diabolik”. Vëllezërit e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Willy Monteiro Duarte, kishin një reputacion në mjediset kriminale.

Demçe cilësohet nga autoritetet italiane si një nga emrat më të frikshëm të botës së krimit shqiptar që vepron në kryeqytetin italian, aq sa në përgjimet e zbardhura nga prokuroria italiane, shqiptari planifikonte të vriste gjyqtarë dhe prokurorë. Demçe u përgjua në kuadër të hetimit që zbuloi synimin e tij për të ekzekutuar prokurorin që po e hetonte.

Bëhet fjalë për një aferë droge për të cilën po hetonte prokurori i Velletrit. Elvis Demçe informohet mbi këtë hetim dhe në bisedën e koduar “Sky Ecc” thotë ”I njoh këta spiunët e ndyrë që bënin punë në shtëpinë tonë”.

Marrë nga /Abc News Albania/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit