Home Aktualitet ”Vendi ...

”Vendi në krizë”, Braho: Berishës t’i mbyllet goja, Edi Rama të shpërndajë Parlamentin

40
0

Ish-deputeti i PS-së, Spartak Braho thotë se vendi është në krizë dhe kryeministri Edi Rama duhet të shpërndajë sa më Parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër, Braho argumenton se Berisha largohet nga skena politike.

“Thirrjet e Sali Berishës janë për luftë dhe. Asgjë nuk ndodh pa dijeninë e tij, të tjerët janë trushplarë pa tru që e ndjekin pas por populli nuk e ndjek Berishën. E keni parë edhe në sondazhet tuaja. Sali Berisha është non grata dhe nuk e lë njeri të kandidojë”,-tha ai për Report Tv. Më tej këmbëngul se Berishës duhet t’i mbyllet goja.

”Është emergjencë kombëtare madje patriotike që ky njeri të mbyllë gojën. Por ai vetë nuk e mbyll gojën, gjatë tërë kësaj kohe do të provojë destruktivitet. Unë e njoh shumë nga afër atë. Ia njoh biografinë që kur ka qenë 37 vjeç. Berisha është frikacak. I ka ecur presioni dhe me këtë presion erdhi në krye të PD-së që nuk e ktheu kurrë në parti por në turmë që e ka ndjekur pas. Berishën po e zë haku i Gramoz Pashkos që iku në mënyrë enigmatike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit