Home Aktualitet Vendimi i Bas...

Vendimi i Bashës, Soreca: Presim që lidershipi i ri të vijojë të mbështesë integrimin në BE dhe luftën kundër korrupsionit

52
0

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së. Në një reagim në Twitter, delegacioni i BE thotë se pret nga lidershipi i ri që të të vazhdojë të mbështesë integrimin e vendit në BE si dhe luftën kundër korrupsionit.

“Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për largimin nga drejtimi i PD. Si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që e mban qeverinë përgjegjëse dhe nën kontroll.

Ne presim që lidershipi i ri të luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor i veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në reagim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit